VLORË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga Vlora. Në video një grup qytetarësh duken teksa protestojnë e bërtasin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Denoncuesi që ka dërguar videon tek Berisha thotë se qytetarët e Orikumit dhe të lagjes “Kushtrimi”, janë futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Në video dëgjohet teksa ata kërkojnë kryetarin e Bashkisë. “Jemi përjashta, të vijë kryetari”, thotë një prej tyre.

STATUSI I BERISHËS
Gangsterët e pushtetit në Vlorë përdorin policinë kundër qytetarëve!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje dr. sot në Vlorë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Protestë e qytetarëve të Orikumit dhe banorët e Lagjes Kushtrimi. Shto kryetari i bashkisë nuk vjen në mbledhje”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb