KFOR ka njoftuar se Ushtarët e Ushtrisë Amerikane janë vendosur në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë.

Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se kjo po bëhet për të mbikëqyrur vijën kufitare administrative në mes të dy vendeve, derisa mbledhja e informacioni i ndihmon në planifikimin e misioneve të ardhshme.

Postimi i plotë:

Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të Trupës Alfa, Skuadrilja e Parë 172 e Regjimentit të Kalorësisë Malore patrullojnë vijën kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë afër fshatit Jarinje.

Mbledhja e informacionit ndihmon komandantët e Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje të marrin vendime dhe të planifikojnë misionet e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb