SPANJE – Atletico Madrid dhe Bayern Munchen janë dy skuadrat e dyta që sigurojnë pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Champions League.
Atletico befason Barcelonën duke e mposhtur me rezultatin 2-0. Madrilenët e vegjël dhurojnë surprizën e madhe në Champions duke eliminuar pikërisht favoritët e këtij turneu. Greizmann ishte njeriu i ndeshjes me dy golat e shënuar. Francezi shënoi dy gola, një gol në çdo pjesë duke i siguruar Atleticos kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Bayern Munchen është skuadra tjetër që u kualifikua për në gjysmëfinalet e Champions League.
Në Da Luz, Bayern mori një barazim 2-2 përballë Benfikes, mjaftueshëm për të kaluar më tej pas fitores në takimin e parë 1-0 në Mynih. Jimenez kaloi fillimisht Benfiken në avantazh në pjesën e parë ndërsa Vidal barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 38-të.
Myler në fillimin e pjesës së dytë shënoi golin e dytë për Bayernin ndërsa goli i shënuar nga Talisca në minutën e 76-të ishte thjeshtë për statistika. Atletico dhe Bayern i bashkohen Real Madrid dhe Man.City në 1/2 e Champions League.
(er.shk/BalkanWeb)