UEFA Champions Ligë vjen mbrëmjen e sotme me takimet e pesta në fazën e grupe, një tjetër nate magjike e cila pritet të përcaktojë shumë për kualifikimin në fazën e 1/8-ave. Real Madrid dhe Borusia Dortumd vijojnë duelin në distancë për të përcaktuar se kush do të kualifikohet si kokë grupi.

Madrilenët udhëtojnë në transfertën e Lizbonës, një ndeshje delikate nëse do t’i referohemi takimit të parë ku Real mposhti Sportingun vetëm në minuat e fundit falë një goli të shënuar nga Alvaro Morata. Me një Ronaldo në super formë, Zidane mund të marrë frymë lirisht edhe pse vazhdon të ketë një infermiere të mbi populluar.

Kryesuesit e Grupit F, Borusia Dortmund i pret në Iduna Park Legian e Varshavës, skuadër të cilën në përballjen e parë i shënuan 6 gola, një humbje që solli më pas edhe shkarkimin e Besnik Hasit. Verdhezinjtë kërkojnë fitoren për të ruajtur diferencën prej dy pikësh me Realin pasi çështjen e kualifikimit e kanë hipotekuar.

Takimi më i rëndësishëm i mbrëmjes së stome vjen nga Grupi H aty ku Sevilja pret Juventusin në një ndeshje shumë përcaktuese. Një fitore e mundshme e spanjollëve kundër Juves do t’i siguronte jo vetëm kualifikimin për në fazën e 1/8-ave, por edhe kreun e grupit.

Për skuadrën e Maks Allegrit kjo është një provë force, një transfertë shumë e vështirë, ku kërkohet fitorja me çdo kusht. Takimi tjetër i këtij Grupi zhvillohet në Zagreb ndërmjet Dinamos dhe Olimpik Lion.

Në Grupin E gjithçka mbetet e hapur, krye sfida e mbrëmjes zhvillohet në stadiumin Filipi i dytë, aty ku Monako pret Totenham. Për britanikët ky është shansi i fundit për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm, një ndeshje që nuk duhet humbur. Takimi tjetër i këtij grupi luhet në Moskë ndërmjet CSKA-së dhe Bajer Levekusen.

Në krize totale në Kampionat, Liçester është vetëm një pikë larg kualifikimit në Champions Ligë. Dhelprave të Klaudio Ranierit i mjafton që të mos humbin sot përballë Klub Brysh për të siguruar një tjetër arritje historike.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: