Mbrëmja e sotme e “Champions League” ashtu si edhe mbrëmë ka ofruar shumë spektakël dhe gola. Skuadrat e quajtura pretendente kanë rrëmbyer rezultatet e parashikuara me përjashtim të Napolit që deri diku mund të quhet surprizë.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri ku bën pjesë edhe Elseid Hysaj ka humbur ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve me rezultatin 2-1 kundër Shaktarit. Vendasit fillimisht shënuan me Taison në minutën e 15-të, ndërsa Ferreyra në të 58-ën dyfishoi shifrat.
Milik pak minuta më pas shkurtoi diferencën por pa mundur t’i japë një udhë tjetër takimit.
Sonte në “Champions League” ka debutuar me Maribor mesfushori i kombëtares Valon Ahmedi. Skuadra nga Sllovenia në takimin e luajtur në shtëpi arriti të marrë një barazim 1-1 kundër Spartak Moscow. Golat e ndeshjes u shënuan nga Semedov dhe Bohar.
Real Madrid dhe Manchester City kanë mundur t’i fitojnë ndeshjet e para me rezultate të thella. Madrilenët kanë mundur në shtëpi 3-0 qipriotët e APOEL, ndërsa anglezët e Manchester City nuk e diskutuan për asnjë moment takimin me Feynord duke i mundur 0-4.
Edhe Totteham arriti të fitore shumë të vlefshme në “Wembey” kundër Borussia Dortmund me rezultatin 3-1.
FC Porto 1 – 3 Besiktas
11-Riccardo, 13-Talisca, 28-Tosun, 86-Babel
Feyenoord 0 – 3 Manchester City
2-Stones, 10-Aguerro, 25-Gabriel Jesus, 63-Stones
Liverpool 2 – 2 Sevilla
5- Ben Yedder, 21-Firminho, 37-Salah, 72-Correa
Maribor 1 – 1 Spartak Moscow
60-Samedov, 85-Mesanovic
RB Leipzig 1 – 1 Monaco
33-Forsberg, 35-Youri Tielemans
Real Madrid 3 – 0 APOEL
12-Ronaldo, 50-Ronaldo, 61-Ramos
Shakhtar Donetsk 2 – 1 Napoli
15-Taison, 58-Ferreyra, 71-Milik
Tottenham 3 – 1 Dortmund
4-Son Heung-Min, 11- Yarmolenko, 15-Kane, 60-Kane
(e.k/BalkanWeb)