Trajneri i Portos, Farioli dha opinionin e tij para takimit ndaj Napolit.

“Ata janë një ekip që krijon shumë, por disa rezultate nuk kanë qenë në lartësinë e performancës së tyre. Na ndodhi edhe në Ligën e Kampionëve. Ky është futbolli. Ajo që ka rëndësi është performanca, dhe pastaj e dimë se rezultati është gjykatësi përfundimtar. Por kur bën vlerësime, ke nevojë për qartësi për të analizuar dhe kontekstualizuar gjithçka që ndodh”.

Ai diskutoi edhe interesin e pronarit të Napolit pas fitimit të titullit portugez sezonin e kaluar: “A është De Laurentis një tifoz i imi? A ka skaduar interesi i Napolit për mua? Epo… kush e di, do ta shohim”.

“Në një ndeshje si kjo, është e vështirë të flasësh për favoritë. Napoli ka cilësi, edhe me disa mungesa, ata janë një ekip i fortë dhe konkurrues. Por edhe ne jemi. Ata kanë fituar dy kampionate në vitet e fundit dhe ne do t’i shfrytëzojmë sa më shumë mundësitë tona për të bërë një performancë të mirë. Duam të zbresim në fushë me shumë vendosmëri”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb