Pak ditë më parë kompania Artmotion në Kosovë arriti marrëveshjen me Radiotelevizionin dhe Telekomin e Serbisë, për të transmetuar në territorin e Kosovës “Champions League” në gjuhën serbe.


Kjo ka bërë që të shpërthejnë diskutime të shumta, të cilat normalisht e kanë kritikuar këtë zhvillim. Së fundmi për këtë temë ka reaguar edhe Kujtim Gashi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Gashi në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo është e papranueshme dhe do të binte ndeshe me atë për të cilën ka luftuar Fadil Vokrri.

Statusi i plotë i Kujtim Gashit.

(e.k/BalkanWeb)