Mes trëndafilave të kopshtit dhe barbarozave mbi arkivolin e monarkes së fundit të Britanisë qëndron një letër e bardhë e shkruajtur nga Mbreti i sapoemëruar Charles III dedikuar nënës së tij, Mbretëreshës. Mbreti i ri ka zgjedhur të jetë i drejtpërdrejtë dhe i qartë në shënimin e tij i cili nuk duket të jetë më i gjatë se 1 fjali.

Në letër, nën mbishkrimin ‘Pallati Buckingham’, lexohet ‘Në kujtim të dashur dhe të përkushtuar, Charles R. “R” pas emrit të Charles qëndron për Rex, fjala latine për fjalën “mbret”

Ky gjest ndjek një traditë brenda familjes mbretërore. Në funeralin e Princit Philip në prill 2021, Mbretëresha vendosi gjithashtu një shënim të shkruar me dorë në lulet e bardha që kurorëzuan arkivolin e burrit të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb