Armando Broja do të huazohet te skuadra e Southampton në Premier League. Sipas “The Sun”, bardhekuqtë kanë arritur akordin paraprak me blutë e Londrës, për transferimin e sulmuesit shqiptar në formë huazimi.

19-vjeçari pritet ta kompletojë huazimin te Southampton gjatë kësaj jave, pas finales së Superkupës së Evropës, ku është grumbulluar nga trajneri Thomas Tuchel.

Drejtuesit e Chelsea dhe vetë sulmuesi e shikojnë klubin e Premier League si një mundësi ideale ku Broja mund të luajë rregullisht për të fituar eksperiencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb