Chelsea shpreson të jetë mes kandidatëve kryesor për të fituar titullin kampion në Premier League, në sezonin që po vjen. Blutë e Londrës janë bërë me pronar të ri dhe financat, nuk pritet të jenë ndonjë problem.

Numri një i klubit, Tom Boehly ka dhënë edhe garanci maksimale për merkaton. Kështu, sipas Daily Mail, në dispozicion të Chelsa për dritaren e transferimeve do të jenë 150 milionë funte, të cilat do shfrytëzohen për të blerë 2 futbollistë.

Trajneri Tomas Tuchel i ka idetë e qarta dhe kërkon në ekip Ousmane Dembele dhe Raheem Sterling.

Dembele është në përfundim kontrate me Barcelonën dhe një ri-bashkim me teknikun që ka punuar te Borussia Dortmund do ishte i mirëpritur.

 

 

 

Yyy

 

Po shqyrtohet me kujdes edhe pista e Raheem Sterling. Sulmuesi i Manchester City mund të shkojë në Londër për një shifër rreth 70 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb