Chelsea harron shpejt humbjen përballë Man.City, triumfon në derbin e Londrës përballë West Ham dhe parakalon pikërisht “qytetarët” në renditje. Në “Stamford Bridge” u zhvillua një sfidë e bukur, me “çekanët” që kaluan të parët në avantazh. Bowen përfitoi nga një top i kthyer keq, kaloi dhe portierin duke i dhuruar West Ham avantazhin në minutën e 42-të.

Maresca e nisi pjesën e dytë me shumë zëvendësime për t’i dhënë ndeshjes një tjetër rrjedhë. Më në fund, pas disa përpjekjeve, Chelsea gjeti golin e barazimit në minutën e 64-të, me Neton që flirtoi topin në rrjetë pas një goditje të fortë brenda në zonë.

Chelsea nuk u mjaftua me kaq, por 10 minuta më vonë, Palmer në përpjekje për të futur një kros në zonë, detyroi Wan-Bissaka-n të devijojë topin në portën e tij duke i dhuruar Chelsea-t avantazhin. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Chelsea që feston për këtë trepikësh pas suksesit 2-1.

Me 43 pikë në 21 javë, blutë renditen në vendin e katërt, plus 2 pikë në raport me Man.City.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb