Chiara Ferragni u kap nga një gazetar teksa po drekonte me motrat e saj dhe disa miq në një restorant. Gazetari e ndoqi ndërsa ajo po largohej dhe e pyeti për ndarjen nga Fedez.

“Nuk kam çfarë të them, a mund të shkoj e qetë te psikologu? Është një moment i dhimbshëm”, u përgjigj Chiara duke hyrë në një derë dhe duke u ikur kështu kamerave.

Influencerja, e veshur me një xhaketë bomber dhe me kapuç në kokë, sapo kishte përfunduar drekën dhe më pas vazhdoi pasditen e saj në Milano. E shoqëruar nga një truprojë, Chiara u shoqërua në hyrje të derës së psikologut dhe më pas u zhduk.

E gjithë kjo vjen pas intervistës ekskluzive të dhënë për Corriere, në të cilën Chiara tha:

“Prioriteti është të mbroj familjen time. Unë pata një sukses më të madh se ëndrrat që kisha. Tani ndihem e brishtë, por ende nuk dua të flas për këtë.”

Të premten e kaluar, korrespondenti i Canale 5 intervistoi Fedez, bashkëshortin e Chiarës. Reperi refuzoi të bënte deklarata për ndarjen, duke nënvizuar se prioritet ka të mbrojë fëmijët e tij:

“Mendoni se është lojë? Unë nuk luaj në kurriz të fëmijëve të mi: ata janë prioriteti i jetës sime. Por unë nuk do të vij t’ju them se çfarë ndodh, nuk më interesojnë supozimet e njerëzve.”

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb