https://www.youtube.com/watch?v=orrtotjofUY
BRITANI – Policia në Britani ka publikuar një video ku një grua dhe një burrë grabisin në mënyrë të turpshme portofolin e një të moshuare të paralizuar në një supermarket. Në video duket qartë teksa gruaja merr portofolin e 71-vjeçares, nga çanta që ndodhet në pjesën e pasme të karrocës dhe ja jep atë burrit që qëndron pas saj. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e turpshëm, ndërsa videoja është publikuar nga policia për të kërkuar ndihmë në identifikimin e çiftit të hajdutëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: