Goli i anuluar pa të drejtë në ndeshjen e shkuar nuk ka shërbyer që bomberi kuqezi të ishte në fushë edhe dje si titullar. Sokol Cikalleshi e ka nisur nga stoli sfidën në transfertë ndaj Kasimpasa, e përfunduar 1-1.
Kjo, mesa duket, si ndëshkim i trajnerit të Osmanlisporit për shqiptarin, i cili gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave në ndeshjen e shkuar.
Bomberi i Kombëtares është aktivizuar në minutën e 79-të të ndeshjes, duke mos pasur asnjë mundësi për të bërë diçka të rëndë- sishme për të shpëtuar ekipin nga zona ku ndodhet. Osmanlispor është e parafundit në renditje me vetëm 21 pikë.
(BalkanWeb)