Që nga momenti kur Steve Jobs e zbuloi “Apple” në vitin 1976 ai e përkushtoi tërë kohën e tij në punën e tij të dashur. Shkoi në të gjitha takimet dhe mbledhjet që kompania e tij i ka mbajtur, mirëpo mungonte në këto mbledhje vetëm për një rast të rëndësishëm. Me siguri se jeni duke menduar se pse Jobs mungonte, cila ishte arsyeja?

Përgjigjja është edhe e thjeshtë edhe e ngrohtë. Jobs, nuk shkonte në mbledhje të punës në mënyrë që të dilte në takim me një grua të bukur, që në fund u martua me të.

Në tetor të vitit 1989, Jobs kishte dhënë një fjalim në një universitet, dhe një grua me emrin Lauren Powell që sapo kishte diplomuar ishte e ulur në amfiteatër. Jobs, përfundoi i ulur afër saj, dhe deshi ta njihte gruan më mirë pas përfundimit të fjalimit. Të dy i ndanë mes vete numrat e telefonave. Jobs nuk mund të priste ishte shumë i gëzuar dhe mezi priste ta takonte Powell. Një ditë ai e ftoi për darkë Powell.. Si gjithnjë një gjë ishte pengesë, Jobs duhej të shkonte në një mbledhje.
631155-75013b2e6d5d1385743790bf5700f053-650-eee21d3605-1484633831

I ulur në makinën e tij, Jobs i bëri vetvetes një pyetje të rëndësishme: Ç’ka do të bëja nëse kjo do të ishte dita ime e fundit e jetës? Duke e menduar, jo edhe shumë gjatë, Jobs u kthye në universitet dhe i kërkoi Powell të dilte me të. Që nga ai moment ata nuk u ndanë më kurrë! /gazetametro

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: