TIRANE -Fryrja e barkut është një proces i mundimshëm, sidomos gjatë sezonit të festave, kur dëshira për t’u dukur bukur është e madhe. Njerëzit e ndjeshëm ndaj laktozës, shpesh përjetojnë fryrje, dhimbje barku, të vjella dhe probleme të tjera të tretjes. Intoleranca ndaj laktozës (ndaj produkteve të qumështit) është shpesh gjenetike, që do të thotë se trupi nuk prodhon mjaftueshëm laktase – enzimë të nevojshme për të tretur laktozën.
Disa lloje ilaçesh, të tilla si aspirina apo antibiotikë të ndryshëm, mund të trazojnë stomakun dhe të shkaktojnë fryrje. Nëse konsumoni ilaçe, të cilat ju japin fryrje, konsultohuni me mjekun sa më parë.
Nivelet e ulëta të acidit në stomak, tregojnë se stomaku nuk mund të tretë ushqimin e konsumuar, duke shkaktuar çekuilibër të baktereve në zorrë. Gjë e cila çon në fryrje pas ngrënies.
Shumë gra vuajnë nga problemet e fryrjes gjatë periudhës së ciklit mujor. Kur nivelet e estrogjenit rriten, shpesh çojnë në një ndjenjë fryrje.
Nëse fryrja vazhdon për më shumë se tre javë, është e këshillueshme të vizitoheni tek një mjek. Fryrja së bashku me dhimbje pelvike (zona e legenit) dhe lodhje ekstreme mund të jetë shkaktar për disa lloje kanceresh shkruan Shendeti.
Si pasojë e plakjes, me kalimin e moshës pesë për qind e njerëzve vuajnë nga fryrja e barkut. Gjendja shpesh mund të trajtohet duke ngrënë sa më shumë fibra.
Nëse jeni nga ata persona që vuajnë shpesh nga fryrja e barkut, përpiquni të ndiqni një dietë rigoroze vetëm me rekomandimin e mjekut. Lidhur me ilaccet popullore, para përdorimit mund të këshilloheni me mjekun!
(er.cu/BalkanWeb)
