Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola doli në konferencë para ndeshjes me Brighton.

“Haaland nuk është gati për ndeshje. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, por nuk mund të aktivizohet ndaj Brightonit. Ndërkohë, Foden dhe Stones janë të gatshëm.

“Një nga ndeshjet më të vështira të sezonit, për shkak të stilit të lojës së Brightonit. Admirimi im për De Zerbin rritet sezon pas sezoni.

Ata kanë patur shumë probleme, u është dashur të shesin lojtarë të rëndësishëm, teksa të tjerë lojtarë janë dëmtuar.

Gjithsesi janë një skuadër me personalitet kur bëhet fjalë për të luajtur futboll. Është e jashtëzakonshme puna që ka bërë dhe vazhdon të bëjë De Zerbi në skuadër” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb