Manchester City mendon për merkaton. Një prej emrave që përmendet në korridoret e zyrave të kampionëve të Anglisë është mesfushori Bruno Guimaraes, i cili aktivizohet te Neëcastle. Siç raportohet nga FootballTransfers, trajneri Guardiola vlerëson Guimares për karakteristikat që ka.

26-vjeçari mund të largohet nga St James’ Park në fund të sezonit për të realizuar ëndrrën e tij, që të mund të luajë në Champions League. Guimares dëshiron Barcelonën apo Real Madridin, me Neëcastle që do të dëgjojë ofertat e dy klubeve spanjolle, ndërsa çdo klub tjetër si PSG, Chelsea, Liverpool dhe Manchester City do të duhet të paguajë klauzolën prej 117.2 milionë euro.

I pyetur për të ardhmen, Bruno Guimaraes tha në një intervistë: “Ndonjëherë njerëzit flasin shumë për mua, unë flas shumë për futbollin. Jam shumë i lumtur këtu dhe më pëlqen mënyra se si më trajtojnë tifozët. Më pëlqen shumë koha që kaloj këtu, nuk jam ndjerë kurrë kaq i dashuruar. Tifozët kanë qenë të jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time. Kur vesh fanellën, përpiqem të luaj për të. Nuk e di sa do të jem këtu, por shpresoj se kjo mund të vazhdojë për një kohë të gjatë”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: