Manchester City ka bërë të ditur se mesfushori spanjoll Rodri i është nënshtruar me sukses një operacioni të vogël në shpinë, pas shqetësimeve që kishte ndier prej disa kohësh.
Në një njoftim zyrtar, klubi anglez konfirmoi se ndërhyrja kirurgjikale është kryer për të trajtuar problemin, ndërsa lojtari tashmë do të nisë një periudhë të shkurtër rehabilitimi.
“Manchester City mund të konfirmojë se Rodri i është nënshtruar me sukses një operacioni të vogël në shpinë.
Mesfushori kishte ndjerë shqetësime për njëfarë kohe, por tani i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të adresuar problemin dhe tani do të fillojë një periudhë të shkurtër rehabilitimi”, thuhet në njoftimin e klubit.
