Ylli i Hollivudit, George Clooney tha se iu ofruan 35 milionë dollarë për një ditë të vetme pune, por që i refuzoi.

Ai theksoi se oferta ishte që të bënte një reklamë për një kompani fluturimesh, por pasi foli me bashkëshorten, avokaten e të drejtave të njeriut, Amal, ai kishte vendosur kundër.

”Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë punë për një reklamë ajrore, por fola me Amal për këtë dhe vendosëm që nuk ia vlente”, deklaroi ai.

”Ishte i lidhur me një vend që, megjithëse është aleat, është herë pas here i dyshimtë”, shtoi Clooney.

Clooney, i cili festoi ditëlindjen e tij të 60-të në maj, u martua me Amal në vitin 2014 dhe ata kanë dy fëmijë, binjakët Ella dhe Alexander, të lindur në qershor 2017.

“Gjatë lockdown-it u ndjeva si nëna ime në vitin 1964 duke larë pjata dhe rrobash çdo ditë”, thotë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb