Vedat Muriqi zëvendësues i Benzema te Real Madrid, ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja. “Pirati” nga Kosova po zhvillon një sezon fantastik te Majorka, 8 gola në 12 ndeshje, shifra që kanë tërhequr edhe vëmendjen e stafit drejtues të Real Madrid.

Benzema nuk është i “pavdekshëm”, ndërsa Ancelottit i duhet një pykë në çdo rast dëmtimi, apo formë jo të mirë të “Topit të Artë” në fuqi.

Majorka nuk ka ndërmend të bie pre e presionin, por nëse Real Madrid e ka seriozisht atëherë duhet të paguajnë minimalisht 20 milionë euro për kartonin e Muriqit.

Vedat Muriqi
Vedat Muriqi

Në valle futet edhe Lazio pasi kanë 45% të kartonit. Jo vetëm Real Madrid, nga Anglia bëjnë me dije se interes për Muriqin ka shfaqur edhe Wolverhampton, të gatshëm të paguajnë 38 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit.

Lazio shpreson që Muriqi të zgjedh Anglinë, me shpresën që të marr mbrapsht afro 17 milionë euro, aq sa paguan fillimisht për ta blerë nga Fenerbahce.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb