Trajneri i Partizanit, Giovani Colella ka komentuar fitoren 4-1 ndaj Kastriotit.

“E kishim vlerësuar shumë këtë ndeshje. Jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Kemi bërë ato gjëra që unë kërkoja dhe në këtë moment ishte gjëja e duhur. Sulmuesit jetojnë për të bërë gola dhe kjo na kënaq por sulmuesit bëjnë gola kur skuadra i mbështet, meritë e gjithë skuadrës.

Kemi një skuadër mjaft të mirë dhe jo vetëm në mesfushë. Kemi mesfushor mjaft të mirë por kjo nuk bën gjithë lojën, është e gjithë skuadra. Kur shënon gol ka shumë rëndësi edhe kush e nis aksioni dhe kur mbrohemi fillojmë me sulmuesit që janë mbrojtja e parë.

E themë që kemi shumë punë për të bërë, edhe pa pësuar golin kishim disa momente të vështira në mbrojtje. Tani kemi akoma më shumë punë.

Matondo dhe Hadroj në Kombëtare– Është kënaqësi mjaft e madhe, edhe Bitri me Skukën kampën kombëtaren. Mendoj se kjo është punë e gjithë skuadrës

Formacioni më i mirë, ai ndaj Vllaznisë apo sot? – Kemi lojtarë të talentuar dhe unë mund të jem injorant që të zgjedh cilët janë titullar, shumë e vështirë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: