Antonio Conte apo Stefano Pioli? Në shtëpinë e Napolit kjo është dilema e madhe në lidhje me sezonin e ri, kush do të jetë trajner i ri? Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, ka ende disa dilema në lidhje me këtë temë, dilema që pritet të sqarohen pas disa ditësh, pasi De Laurentiis ka planifikuar një takim kokë më kokë me Antonio Conten.

Conte
Conte

Numri një i Napolit pret nga ish trajneri i Interit dhe Juventusit një përgjigje finale, është apo jo i interesuar. Sigurisht, edhe Conte kërkon fillimisht të kuptojë planin e De Laurentiis, qëllimet e tij në merkato. E sigurt është që Napoli do të jetë aktiv, pasi pritet të përfitojë mbi 100 milionë euro nga shitja e Osimhen, por nuk do të ketë në dispozicion një buxhet pa limit pasi blutë nuk do të jenë pjesë e Champions League.

Conte Pioli
Conte Pioli

Nëse për një arsye apo për një tjetër dështon pista Conte, De Laurentiis ka edhe planin B, Stefano Piolin, gjithnjë nëse ky i fundit do të largohet nga Milan në fund të këtij sezoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: