Është e vështirë të besosh se si një trajner si Solaskjer nuk është shkarkuar ende, kjo mund të ndodh vetëm në Angli, ku projekti teknik ka shumë rëndësi, plus dhe kontrata që i skadon në 2024. Pavarësisht turpërimit të pësuar nga Liverpool apo rezultatet negative në kohët e fundit, drejtuesit e United kanë konfirmuar Solskajer në krye të “djajve të kuq”, të paktën deri në dhjetor. Në këtë vendim nuk u morën parasysh as investimet e mëdha që kryera gjatë merktos së verës, as sjellja e disa titullarëve si Ronaldo, Pogba etj, dukshëm jo të kënaqur me trajnerin dhe zgjedhjet e tij.

Conte
Conte

Sipas mediave angleze, në këtë periudhë drejtuesit e klubit do të shqyrtojnë tregun ku opsioni i parë mbetet Antonio Conte, me teknikun italian kanë vendosur prej kohësh kontaktet e para. Nëse gjërat shkojnë akoma më keq, Conte është gati të marr drejtimin e ekipit në çdo moment. Një tjetër emër që është lakuar fort këtë periudhë ka qenë edhe Zinedine Zidane, por gjithnjë sipas mediave angleze, francezi nuk është i interesuar për momentin të nis një aventurë të re në Premier League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb