Çifti i famshëm italian, reperi Fedez dhe infuencuesja e modës Chiara Ferragni, u ngarkuan nga qeveria për të përhapur mesazhe parandaluese të koronavirusit.

Në një video në Instagram të shpërndarë gjerësisht në mediet sociale dhe italiane, Fedez shpjegoi se ai dhe gruaja e tij morën “një telefonatë të papritur” nga kryeministri Giuseppe Conte.

Duke folur nga Milano, një qytet në epiqendrën e krizës italiane të koronavirusit, Fedez tha se Conte kërkoi ta ndihmonte në inkurajimin e popullatës mbi përdorimin e maskave ​​për fytyrën”.

Artisti vazhdoi duke thënë “jemi në një situatë shumë shumë delikate dhe Italia absolutisht nuk mund të përballojë një bllokim të ri”.

“Me një gjest të thjeshtë mund të shmangim disi një nga skenarët më të këqij që kemi provuar muajt e fundit: kështu që ju lutem, djema, vendosni një maskë”, tha çifti.

Fedez dhe Chiara Ferragni të cilët kanë mbi 32 milionë ndjekës të Instagram kanë qenë shumë aktivë në përpjekjet e bamirësisë lidhur me koronavirusin.

Në muajin mars, çifti nisi një apel në internet ku mblodhi gati 4,5 milionë euro për një njësi të re të kujdesit intensiv në spitalin ”San Raffaele” të Milanos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb