Teksa kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri në fund të sezonit, Napoli po përpiqet të përshpejtojë për të vendosur bazat për vitin e ardhshëm. Pas një edicioni aspak pozitiv, ku u ndërruar 3 herë trajnerin, tashmë kërkohet një fillim i ri për napoletanët.

Presidenti De Laurentiis e ka dhënë prej kohësh idenë e tij, dëshiron në pankinë Antonio Conten. Për numrin një të klubit, Conte është njeriu i duhur, i aftë për të ndërtuar një skuadër që mund të konkurrojë në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: