Juventus po zhvillon një tjetër sezon si protagonist po ndryshe nga 8 vitet e fundit, të paktën në Serie A, “Zonja e vjetër” nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm, Lazio dhe Inter i rrezikojnë jo pak fronin e kampiones. Nuk janë as të qetë kur diskutohet mbi të ardhmen, mbi të gjitha atë të trajnerit, Maurizio Sarri nuk ka bindur akoma drejtuesit e klubit, aq më tepër që në këtë periudhe emri i Pep Guardiolës josh jo pak, për të gjithë këto tema ka një përgjigje presidenti i Juves, Andrea Agnelli. Intervistën e tij për Radio24, Agnelli e nis me Antonio Conten:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Conte është një flamur i Juventesit. Raporti është normal, ashtu si duhet të jetë, jemi profesionit, sfida që ai ka marrë përsipër, të rikthej Inter tek fitorja, është një sfidë ambicioze. Lazio? Nëse do të ruajnë këtë ritëm deri në mars-prill do të kenë një avantazh të madh. Duhet parë se si do të reagojnë pas ndonjë rezultati negativ”. Agnelli u ndal më pas duke komentuar sezonin e Juves: “Jemi të parët në Serie A dhe në një 1/8 e Champions, ka pasur vetëm një rrëshqitje të vogël në Kupë. Vlerësimin do të bëj në fund, nuk dilet kampion në shkurt. Nga Allegri tek Sarri dhe në fund një mendim për Pep Guardiola:

Pep Guardiola Ap
Pep Guardiola Ap

“Me Allegrin kemi mbetur miq, kemi krijuar një raport të mirë pas 5 viteve bashkëpunim, kishte ardhur momenti për të ndryshuar drejtimin taktik dhe besuam tek karakteristikat e Sarrit. A kam menduar për një moment për Guardiola? Nëse nuk mendon për Guardiolën do të ishte një mëkat, por në këtë moment ai është i lumtur aty ku ndodhet pavarësisht situatës. Nëse do të lirohet në fund të sezonit? Ne jemi të lumtur për momentin me Sarrin”. Në fund, Agnelli ka folur dhe për Leo Messin, i lakuar së fundmi për një kalim në Serie A: “Nëse një skuadër në Serie A do të arrij të marr Messi do të ishte diçka e mirë për të gjithë”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb