Martesa mes Contes dhe Tottenham duket se do të marrë fund shumë shpejt. Marrëdhënia mes trajnerit dhe klubit është krisur dhe diçka të tillë e vërteton konferenca për shtyp pas barazimit 3-3 me Southampton.

“Problemi është se ne kemi treguar që nuk jemi ekip. Jemi njëmbëdhjetë lojtarë, por unë shoh lojtarë egoistë në fushë, që nuk duan të ndihmojnë veten, që nuk luajnë me zemër, por këtu ata janë mësuar prej kohësh me këtë sjellje.”

Klubi ka përgjegjësi për merkaton. Trajnerët vijnë këtu dhe sigurisht që kanë përgjegjësi. Po lojtarët? Lojtarët, ku janë lojtarët? Ata nuk duan të luajnë nën presion. Ata nuk duan të luajnë nën stres. Historia e Tottenhamit është kjo, në 20 vjet nuk ka fituar asgjë. Pse? E ka fajin klubi apo të gjithë trajnerët që vijnë? Deri tani jam munduar ta fsheh situatën.

Tani kanë mbetur edhe 10 ndeshje. A mendojnë njerëzit se mund të luftojmë akoma? Për vendin e shtatë? Vendin e tetë? Jam shumë i mërzitur” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: