Nga Anglia vjen një lajm interesant në lidhje me ofertën e fundit të bërë nga Tottenham për Lautaro Martinez. Antonio Conte i ka kërkuar drejtuesve të klubit një dhuratë për këtë merkato vere, i ka kërkuar kartonin e “demit” argjentinas.

“Gjelat” i kanë paraqitur Interit një ofertë prej 80 milionë euro për të lënë të lirë Martinez por sipas “Corriere dello Sport”, përgjigjja e Inter ka qenë e menjëhershme, një “Jo” e prerë.

Inter e konsideron Martinez të paprekshëm, gjithashtu edhe vetë Martinez nuk dëshiron të largohet nga Milano. Simone Inzaghi ka një ide fikse për sezonin e ri, kërkon të formojë një tredhëmbësh ofensiv fantastik, Dybala-Lukaku-Martinez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb