Nga: ZONJA VJOLLCA
1 qepë e madhe
250-300 gr mish i grirë
1 lgj salcë
4-6 lgj oriz
3 lgj gjalpë
Kripë, piper i zi
Limon

Grijmë qepën shumë imët dhe e kaurdisim atë me 1 lugë gjalpë ose vaj. Sapo qepa të zverdhet lehtë shtojmë mishin e grirë duke vazhduar kaurdisjen derisa mishi të ndërrojë ngjyrë. Shtojmë salcën së bashku me 1.2 litra ujë, e rregullojmë çorbën me kripë dhe piper të zi. Vendosim kapakun dhe pasi uji të ziejë shtojmë orin, 4-6 lugë varet nga trashësia e çorbës që dëshironi. Zakonisht çorba duhet të jetë e plotë (e trashë). Pasi orizi të jetë zier mirë servirim çorbën duke e spërkatur në fund me gjalpë të shkrirë dhe me piper të zi të freskët. Secili në pjatë sipas dëshirës mund ti vendosë dhe pak lëng limoni.
(vila24/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb