Konflikt brenda repartit zjarrfikës në Kavajë, ku një zjarrfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe dyshohet se ka goditur me thikë dy prej tyre. Këta të fundit kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në repartin zjarrfikës të Kavajës.

Policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve. Gjithashtu zjarrfikësit e përfshirë në konflikt janë pezulluar. Sakaq, ngjarja në repartin zjarrfikës të Kavajës, po hetohet nga AMP.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb