Në Itali janë 16.079 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa viktima janë regjistruar 136, për një total që nga fillimi i pandemisë që arrin në 36.968. Tampona të bërë janë 170.393.

Në terapi intensive janë të shtruar 992 paciente, 66 më shumë se dje. Rajonet që kanë regjistruar rritjen më të madhe janë Lombardia me 4125, Piemonte 1550 dhe Campania 1541. Për sa i takon tamponëve janë bërë 7500 më pak në krahasim me të mërkurën (170.392 nga 177.848).

Totali i përgjithshëm i të infektuarve përfshirë edhe viktimat dhe të shëruarit shkon në 465.726. Në 24 orët e fundit janë shëruar 2082 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 465.726.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb