Coronavirus po tremb të gjithë botës duke parë shifrat alarmante, mbi 130 të vdekur dhe 6000 të prekur. Të shumë janë ata të cilët kërkojnë të largohen nga Kina dhe mundësia që Superliga Kineze të “zbrazet” nga yjet që militojnë aty është shumë e madhe.

Hulk
Hulk

Në vitet e fundit, me shpresën për të promovuar futbollin në vend dhe për të tërhequr sponsor, në Kinë janë investuar miliona euro duke afruar lojtarë të rëndësishëm. Federata Kineze e futbollit ka shtyrë për një periudhë të pacaktuar të gjithë aktivitet futbollistike në program për vitin 2020 por ndërkohë merkato është e hapur.

Oscar
Oscar

Disa futbollistë si Oscar, Paulinho, Mosussa Dembele, Fellaini dhe shumë të tjerë po shqyrtojnë mundësinë për tu rikthyer sërish në kontinentin e vjetër duke parë rrezikun e madh që i kanoset në Kinë. Lista e lojtarëve që mund të largohen është e gjatë pasi në Kinë kanë zbarkuar prej kohësh edhe futbollistë si Hulk, Alex Teixeira apo Hamshik, futbollistë që nuk do tak kishin problem për të gjetur një skuadër të re në Europë. Kina është izoluar përkohësisht nga pjesa tjetër e botës ku përveç Superligës janë shtyrë edhe Botërori i Atletikës në sallë, motosportet, ski etj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb