Janë rikthyer sërish rritjet e infektimeve në Rusi.

Në 24 orët e fundit, në fakt rastet e regjistruara kanë shkuar në 5809, ose thënë ndryshe vlera më e lartë që prej 26 korrikut.

Të vdekurit janë 132, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18,917.

Gjithsej persona të infektuar deri tani janë 1.079.519. Njoftimin e bën me dije qendra kombëtare e luftës kundër virusit Covid-19.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb