10 mijë maska me filtër pëlhure janë sekuestruar në portin e Ankonas nga Guardia di Financa dhe Zyra doganore. Pajisjet nuk kishin të shkruan vendin e origjinës dhe kishin një paketim në gjuhë italiane, por ndërkohë vinin nga Shqipëria.

Ka qenë pikërisht mashtrimi për origjinën nga vinte malli, që ka ngritur dyshimet e policisë të cilët kanë sekuestruar mallin. Në të tilla rrethana, sipas investiguesve, mbishkrimet mbi maska mund të mashtronte konsumatorin, në lidhje me fabrikimin e maskave si dhe me shkelje të të drejtave të konsumatorëve, shkelje kjo q ëparashikon gjobë nga 10 mijë deri në 250 mijë euro.

Operacioni i Guardia di Finanza dhe Agjencisë Doganore ka për qëllim të mbrojë tregun dhe konkurencën e ndershme të produkteve në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb