Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka nisur ekzaminimet për vaksinën kineze Sinovac.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.

Kujtojmë se Shqipëria prej një muaji ka pranuar doza të kësaj vaksine, të bëra dhuratë nga Turqia.

Ato janë përdorur në injektimin e të moshuarve dhe të kategorive të tjera për të cilët vaksinimi në vendin tonë ka nisur.

Po ashtu gjatë ditës, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se në të gjithë Evropën janë vaksinuar 150 milionë persona, ndërkohë që objektivi është që brenda muajit korrik të sigurohen doza të mjaftueshme për 70 % e të rriturve në vendet e Bashkimit Evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: