Kancelari Karl Nehammer njoftoi se vendimi për t’u vaksinuar, mund të pezullohet nëse kjo do të këshillohej nga komisioni i ekspertëve ligjorë dhe mjekësorë.

Kërkesa e Austrisë për vaksinimin e të rriturve kundër COVID-19 është një nga rregulloret më të rrepta në Evropë, ku qeveritë e tjera kërkojnë që grupe të caktuara të kryejnë vaksinën.

“Ligji austriak hyri në fuqi fundjavën e kaluar, por është duke u rivlerësuar vazhdimisht”, tha Nehammer, ndërsa shtoi, “Një komision nga ekspertë ligjorë dhe mjekësorë po rivlerëson nëse vaksinimi duhet të jetë i ligjshëm për t’u bërë”.

I pyetur nëse ligji mund të anulohej, Nehammer tha se kjo ishte ajo që ekspertët kanë këshilluar qeverinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: