Qeveria britanike ka rishikuar këshillimet e saj për mbajtjen e maskave në shkollat në Angli, pasi konfirmoi se këto të fundit nuk ishin të nevojshm duke shkaktuar kritika për menaxhimin e saj të epidemisë së koronavirusit të ri.

Në rajonet ku transmetimi i virusit është i lartë, të rriturit dhe studentët tani do të duhet të mbulojnë fytyrat e tyre kur lëvizin brenda shkollave të mesme. Mbajtja e maskës nuk do të jetë megjithatë e detyrueshme në klasa, ku rreziqet konsiderohen më të ulëta.

Në pjesën tjetër të vendit, qeveri nuk e rekomandon mbajtjen e maskave, por ka lënë institucionet arsimore të vendosin nëse se është e përshtatshme për situatën e tyre të veçantë”, theksoi Ministria e Arsimit në një komunikatë.

Ky ndryshim i qëndrimit mbështetet në rekomandimet e OBSH-së, të shprehura të premten e kaluar në mbështjetje të mbajtjes së maskave duke filluar nga mosha 12 vjeç për të luftuar kundër transmetimit të COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb