Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të presidentit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.

Salianji shkruan në “Facebook” se Hysenbelliu nuk ishte vetëm mik, por ishte misionar i të vertetes. Mes të tjerash, ish-deputeti thekson se emri i tij do të mbetet përjetesisht si kontributor i rëndësishëm në ngritjen e një marke mediatike.

Kasem Hysenbelliu nuk ishte vetëm mik, ishte misionar i të vertetes. Humbja e tij ëshë dhimbje për të gjithe ne qe e kemi njohur por dhe per mijera qytetare qe Kasemi ju dha zë! Kasëm Hysenbelliu u nda nga kjo jetë duke i munguar familjes dhe miqve por emri i tij do mbetet perjetesisht si kontributor i rendesishem ne ngritjen e nje marke mediatike, asaj Hysenbelliu! Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve. U prehtë në paqe mik ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb