TEPELENA

COVID-19 ka hyrë në burgun e Bënçës në Tepelenë duke infektuar 6 të dënuar.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se deri më tani janë këta 6 të dënuar që kanë rezultuar pozitivë teksa nuk dihet ende për të tjerë.

Menjëherë stafi ka organizuar transportimin e tyre për në burgun e ‘’Shën Kollit’’ për të mos infektuar të burgosur të tjerë në Bënçë.

Hapësirat dhe kapacitetet pritëse të godinave në IEVP Shënkoll, infermieria dhe baza mjekësore janë të gatshme nëse do të jetë e nevojshme për t’u përshtatur në struktura speciale për trajtimin e të dënuarve me shënja të lehta me Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb