KORÇË

COVID-19 edhe në burgun e Drenovës. Sipas informacioneve bëhet e ditur se një prej të burgosurve i prekur nga Covid-19 është transportuar drejt kryeqytetit.

Gjendja e të burgosurit me iniciale E.D., ka qenë e stabilizuar deri mbrëmjen e djeshme, por më pas është përkeqësuar dhe menjëherë është bërë i mundur edhe transportimi drejt Tiranës.

Gjithashtu sipas burimeve kanë rezultuar pozitivë edhe 10 persona të tjerë kontakte me personin në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb