Me uljen e rasteve të infektimeve, disa nga vendet Evropiane, po planifikojnë zbutjen e masave të vendosura për COVID-19.

Vendet që po e ndërmarrin këtë hap janë Franca, Greqia, Italia dhe Hungaria

Po si paraqitet situata në të gjitha këto shtete.

Franca

Duke nisur nga dita e sotme, studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve janë kthyer për të zhvilluar mësim në ambientet fizike të shkollave. Aktualisht baret, restorantet dhe dyqanet janë të mbyllura gjatë natës, ndërsa pritet që të rihapen pas datës 19 maj.

Aktualisht në Franca raporton rreth 22.000 raste të reja, ndërsa aktualisht në të gjithë spitalet e vendit ndodhen në njësinë e kujdesit intensive, plot 3.385 qytetarë.

Greqia

Greqia ka lejuar aktivitetin e bareve dhe restoranteve, por për të shërbyer vetëm në ambientet e jashtme të tyre. Ndërkohë, bizneset dhe shërbimet e lidhura me turizmin, do të nisin të funksionojnë normalisht duke nisur nga data 15 maj.

Hungari

Hungaria ka lehtësuar masat për personat që kanë marrë vaksinën dhe janë pajisur me pasaportën COVID. Kjo kategori e njerëzve, lejohet të vizitojë muze, hotele, restorante në ambientet e brendshme, biblioteka, palestra etj.

Ndërsa orari i punës për bizneset u zgjat deri në orën 23:00 të mbrëmjes, ndërsa më pas, nis ora policore në vend.

Italia

Italia filloi hapjen gradualisht javën e kaluar me studentët që u kthyen në shkolla dhe muze dhe kinema duke hapur dyert.

Të shtunën, shumë prej qendrave të plazhit të vendit iu dha drita jeshile për t’u hapur.

Holanda

Në Holandë janë rihapur baret dhe restorantet në ambientet e jashtme të tyre. Ndërsa në ambientet e brendshme, do të lejohen vetëm personat që ruajnë distancën dhe janë familjarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: