Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 186.253 persona të infektuar me COVID-19.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë, bën me dije, se nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 360 qytetarë. Sipas raportit, numri i personave që ndodhen në kujdesin intensive janë rritur me 11 më shumë se një ditë më parë dhe po ashtu, edhe të shtruarit në spital, në pavijonet e zakonshme janë shtuar.

Në terapi intensive janë 1679 pacientë. Pranimet ditore janë 136 (dje 156). Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 18019, pra 371 më shumë se në 24 orët e fundit. Rezultatet aktuale pozitive janë 2,398,828, 75,310 më shumë se dje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb