Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 491 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 232 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 416 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 22 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 188.113 raste, prej të cilëve 169.116 janë shëruar, kurse 6.511 kanë ndërruar jetë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb