Qeveria norvegjeze urdhëroi mbylljen e përkohshme të shumicës së dyqaneve në 10 komuna në rajonin e Oslos për të ndaluar shpërthimin e mutacionit britanik të koronavirusit.

“Kjo është një situatë shumë serioze dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndaluar epideminë”, u tha gazetarëve ministri i Shëndetësisë Bent Hoie.

Shpërthimi në komunën e Nordre Follo, afër Oslos, u zbulua fillimisht midis dy banorëve në një azil pleqsh.

Hoie vuri në dukje se shumë njerëz udhëtojnë nga Nordre Follo në Oslo dhe paralajmëroi se “nëse mutacioni i virusit përhapet në Oslo, do të jetë shumë e vështirë të parandalosh përhapjen e tij në pjesën tjetër të vendit”.

Varianti britanik i virusit konsiderohet të jetë më lehtë i transmetueshëm.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb