BRAZIL

COVID-19 nuk kursen as bebet e vogla. 1 mijë e 300 të tilla kanë vdekur në Brazil gjatë gjithë pandemisë vetëm prej virusit.

Duket se COVID-19 nuk është më i rrezikshëm vetëm për moshat e thyera, por për të gjitha.

Një rast në Brazil, tregoi që doktori refuzoi të testojë një bebe 1-vjeçare duke u justifikuar se simptomat që ai kishte nuk lidheshin me virusin, por 2 muaj më vonë bebja vdiq nga COVID-19.

Në Brazil deri më sot janë regjistruar zyrtarisht mbi 362 mijë viktima nga COVID-19, vendi i dytë në botë pas SHBA dhe i treti për infektimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb