Janë 6 raste me Covid-19 në qytetin e Fierit pas disa ditëve negative. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se dy prej rasteve janë një punonjës i Kadastrës dhe një punonjës i një kompanie naftënxjerrëse kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Dy rastet pozitivë janë xhaxha e nip me njëri- tjetrin dhe mësohet se kanë qenë në një festë familjare.

Pasi kanë shfaqur simptomat e para të Covid-19, u është marrë tampon, i cili ka rezultuar pozitiv.

Të dy institucionet vijojnë normalisht punën, nën masat e rrepta të protokolleve të sigurisë ndërsa janë karantinuar tashmë jo vetëm dy personat pozitiv por edhe kontaktet e afërta.

Deri më tani, të gjithë kontaktet e dy rasteve të fundit që i janë nënshtruar tamponit kanë dale negativë, ndërsa vijon hetimi i kontakteve.

Ndërkohë pas konfirmit të një tjetër rasti potiv me Covid 19 në Fier, i cili ishte punonjës i kompanisë naftënxjerrëse “Bankers Petroleum”, nga ana e kësaj të fundit janë marrë të gjitha masat për të evituar përhapjen e virusit, ndërsa puna vazhdon normalisht. Disa persona, kontakte të ngushta me rastin e rezultuar pozitiv sot, tashmë janë karantinuar, madje i janë nënshtruar edhe të gjitha ekzaminimeve përkatëse.

Burime nga kompania kanë bërë me dije se pas marrjes së përgjigjes se njëri prej punonjësve të saj kishte rezultuar pozitiv me Covid, janë vendosur në karantinë të gjithë kontaktet e afërta të tij në kompani, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre po monitohet jo vetëm nga mjekët e familjes, por edhe nga mjekë specialistë të kontraktuar nga vetë kompania.

Mësohet se prej të gjithë kontakteve të pacientit pozitiv, punonjës të kompanisë “Bankers” njërit i është marrë edhe tamponi, dhe fatmirësishët ka rezultuar negativ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: