Zelanda e Re zyrtarizon fundin e koronavirusit. Ky shtet ka hequr të gjitha masat parandaluese, përveç hapjes së kufijve, ka bërë të ditur kryeministrja e këtij vendi Jacinda Ardern, duke u bërë kështu vendi i parë në Jug të Paqësorit që ka hequr të gjitha masat.

“Qeveria do të heq edhe masën e distancës sociale, kurse pas mesnate do të kalojë nga niveli i dytë i gjendjes së jashtëzakonshme në nivelin e parë”, ka shtuar Ardern.

Shëtitoret, hotelet, restorantet si dhe transporti publik mund të rifillojnë punën normalisht, pa pasur nevojë të respektohet distanca sociale që është ende në fuqi në shumicën e vendeve të botës.

“Edhe pse jemi në një pozicion më të sigurt, do ta kemi të vështirë t’i rikthehemi jetës si ishim para COVID-19. Me vendosmëri dhe përkushtim kemi arritur ta ruajmë shëndetin, e fokusin tonë do të duhej ta përqendronim në rimëkëmbje të ekonomisë”,- ka shtuar Ardern.

Kujtojmë që në këtë vend jetojnë afro 5 milionë banorë që kanë luftuar me pandeminë e koronaviruit, ndërsa ekonomitë e mëdha siç janë Brazili, Britania e Madhe, India dhe SHBA, po vazhdojnë ta luftojnë këtë sëmundje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb