Ronaldo nuk është pjesë e 11-es titullare ndaj Undineses.

Ky vendim i Max Allegrit i ka habitur të gjithë. Tani me të drejtë mund të lindin aludime, se CR7 nuk është aktivizuar për arsye taktike, ose mund të jetë pranë transferimit në një tjetër ekip.

Megjithëse Allegri konfirmoi se 5 herë fituesi i topit të artë do të jetë edhe për një sezon në Torino, megjithatë, nuk përjashtohet ndonjë surprizë. Tekniu nga Sardenja ka zgjedhur që të fus në sulm që nga minuta e parë Moratën dhe Dybalan.

Nuk dihet se si e ka pritur portugezi këtë vendim të trajnerit, por gjithçka mund të zbulohet në ditët në vijim, që janë dhe ditët e fundit të merkatos së futbollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb