TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaron se ajo që duhet të ishte “qeveria e popullit” është bërë “qeveria e çunave”.

Berisha ka publikuar videon nga takimi i sekretarit të përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri në Britani ku flet për legalizimin e parave të emigrantëve duke i quajtur ‘çunat e Londrës’.

Kreu i PD shprehet se kjo është amnistia fiskale e propozuar nga qeveria, që u denoncua si farsë dhe qëllimzezë nga Partia Demokratike.

POSTIMI I BERISHËS
Bie maska e ligjit për amnistinë fiskale!
Të dashur miq, ajo që duhet të ishte “qeveria e popullit” është bërë “qeveria e çunave”.
Në fillim, Damiani u kap në përgjime duke mbledhur “çunat problematik” për të zhvatur zgjedhjet. Tani u thotë “çunave të Londrës” që, sipas tij i kanë bërë paratë me “siklete” (e dini vetë ju…), që të vijnë e t’i legalizojnë në Shqipëri.

Kjo është amnistia fiskale e propozuar nga qeveria, që u denoncua si farsë dhe qëllimzezë nga Partia Demokratike, nëpërmjet një rruge të njohur, të çelur nga Rilindja: të abuzojmë me çdo gjë të ligjshme dhe të amnistojmë çdo gjë të paligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb